Rusia: Forcat siriane kanë kthyer territore të gjëra gjatë muajve të fundit

Ministri i mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, tha se trupat e qeverisë së Sirisë, të mbështetura nga forcat ruse, kanë rimarrë territore të gjëra nga forcat kryengritëse, gjatë dy muajve të kaluar.

Bota

13/08/2017 17:13

Gjatë një interviste të djeshme për televizionin Rossia 1, zoti Shoigu tha se sasia e territorit që është rimarrë nga forcat lojale ndaj presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, prej muajit qershor, është dy herë më se madhe se territori të cilin e kontrollonte qeveria në muajin shtator të vitit 2015, kur forcat e Rusisë filluan t’i ndihmojnë forcat e qeverisë siriane me sulme ajrore.

Shoigu ka vlerësuar se përfitimet e armatës së Sirisë janë “me të vërtetë impresive”.

Një zyrtar tjetër i lartë ushtarak rus, tha se prej një gushtit, ushtria e Sirisë i ka nën kontroll afro 74,200 kilometra katrorë në Siri.

Prej fillimit të luftës ndërmjet trupave siriane dhe luftëtarëve kryengritës në vitin 2011, janë vrarë qindra mijëra njerëz, ndërsa miliona njerëz janë detyruar të zhvendosen.