Rusia – Egjipti, ja çfarë duhet të bëjë Salah

Mohamed Salah është gati për ndeshjen ndaj Rusisë.

Sport

19/06/2018 10:19

Sot fillon saundi i dytë i Botërorit me ndeshjen Rusi-Egjipt të Grupit A duke përmbyllur kështu një fazë të parë me plot surpriza siç ishte humbja e Gjermanisë apo barazimet e Brazilit dhe Argjentinës.

Rusia pati një ndeshje spektakolare kundër Arabisë Saudite, ndërsa Uruguai fitoi minimalisht kundër Egjiptit.

Një tripikësh sot do të përkthehej në kualifikim automatik për rusët, ndërsa me zero pikë, Salah dhe shokët e tij do të duhej të bënin valixhet gati për t’u kthyer në Egjipt. shkruan Albeu.com.

A do t’a pranonte një yll si ai i Liverpoolit këtë? Mbetet për t’u parë sonte në orën 20:00, megjithatë furia ruse është frikësuese edhe pse Egjipti në fushë nuk është si Arabia Saudite.

Kësaj radhe do të jetë edhe Salah dhe shpresat e tyre janë më të mëdha, për të stopuar të paktën rusët duke shpresuar në një fitore të thellë kundër sauditëve në ndeshjen e radhës.