Rusia e para, Portugalia në play-off

Rusia fitoi Grupin F të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014, pavarësisht barazimit 1-1 në udhëtim ndaj Azerbajxganit. Roman Shirokov realizoi në minutën e 16-të por vendasit u kundërpërgjigjën në fund me golin nga Javadov, por prapë ekipi i selektorit Fabio Capello përfundoi në kuotën e 22 pikëve dhe siguroi kualifikimin direkt për në Brazil. Rusia…

Sport

15/10/2013 19:51

Rusia fitoi Grupin F të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014, pavarësisht barazimit 1-1 në udhëtim ndaj Azerbajxganit.

Roman Shirokov realizoi në minutën e 16-të por vendasit u kundërpërgjigjën në fund me golin nga Javadov, por prapë ekipi i selektorit Fabio Capello përfundoi në kuotën e 22 pikëve dhe siguroi kualifikimin direkt për në Brazil. Rusia doli mbi Portugalinë që e mbylli me 21, pas fitores 3-0 në shtëpi ndaj Luksemburgut.

Silvestre Varela, Nani dhe Helder Postiga shënuan në fitoren e Portugalisë por që i dërgon ata vetëm në play-off, ku kundërshtarin do ta mësojnë pas shortit.

Në ndeshjen tjetër, Izraeli luajti baras 1-1 kundër Irlandës së Veriut.