Rusia e ka shkelur marrëveshjen atomike

Qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka akuzuar Rusinë se ka kryer teste, që janë në kundërshtim me marrëveshjen atomike raketore të vitit 1987. Uashingtoni thotë se kjo është “çështje shumë serioze”.

Bota

29/07/2014 10:37

Sipas një zyrtari të administratës amerikane, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për këto akuza mbrëmë i ka shkruar letër presidentit rus, Vladimir Putin, raporton RFE.

Shtetet e Bashkuara thonë se Rusia e ka testuar raketën e re të lansuar nga toka, duke e shkelur Marrëveshjen Atomike për Forcat me Rreze të Mesme Veprimi, të cilën e kishin nënshkruar ish-presidenti amerikan, Ronald Reagan, dhe ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, para afro 27 viteve.

Uashingtoni ishte shprehur i shqetësuar edhe më parë për shkelje të mundshme, por kjo është hera e parë që formalisht e ka akuzuar Rusinë për shkelje të kësaj marrëveshjeje.