Rusia e “godet” Ukrainën, kësaj here jashtë Krimesë

Flota e Ukrainës ka akuzuar Rusinë për hapjen e zjarrit në flotën e saj, duke plagosur së paku tre anëtarë të ekuipazhit dhe kapjen e tri anijeve të saj pranë një rrugë kryesore detare jashtë Krimesë.

Bota

25/11/2018 23:38

Konflikti ndodhi në Ngushticën Kerç, një kanal i ngushtë i ujit që ndan Krimenë e aneksuar nga Rusia kontinentale, transmeton lajmi.net.

Forcat ruse mendohet se kanë konfiskuar një rimorkio të marinës ukrainase dhe dy anije artilerike, pasi ata dolën nga Odessa në Detin e Zi në Mariupol të Detit Azov – një zonë e përbashkët territoriale që Rusia e kërkoi përgjatë viteve të fundit.

Tensionet u rritën më parë të dielën, kur një anije ruse e sulmoi një rimorkiator të marinës ukrainase dhe u bllokua nga ngushtica. /Lajmi.net/