E pyetur nëse Rusia do të kishte problem me ndryshimin e kufijve në Ballkan, ajo ka thënë se “kjo është më shumë një pyetje për Serbinë dhe qytetarët serbë” dhe se Rusia mbetet konsistente në këtë pozicion.
Zaharova dhe Daçiq ranë dakord se Serbia dhe Rusia janë partnerë të rëndësishëm strategjikë dhe se këto dy vende kanë qenë gjithmonë miqësore.
“Serbia dhe Rusia kanë marrëdhënie të veçanta dhe ka emocione që lidhin ato dy vende”, citohet të ketë thënë tutje Zaharova.