Rusia dërgon një ambasador “komando” në Serbi

Ish-ndërmjetësi rus në negociata për statusin e Kosovës, më 2007, Aleksandar Botsan-Kharchenko, pritet të jetë ambasadori i ri i Moskës në Beograd.

Lajme

15/01/2018 12:00

Lajmin për këtë e ka konfirmuar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për televizionin RTS, transmeton klankosova.tv.

“Kjo ka gjasa të mëdha të ndodh”, ka thënë ai. ”Ai është një diplomat i nderuar dhe i respektuar, i mbrehtë dhe i fuqishëm, do të thoja është njëri nga komandot diplomatike të Rusisë”.

Kur është pyetur çfare porosie përcjellë te tjerët caktimi i Botsan-Khartchenkos si i deleguar i Kremlinit në Beograd, Vuciq ka thënë se “kjo është shumë e qartë”.

Klankosova ju kujton se rusi, bashkë me amerikanin Frank Wisner dhe të dërguarin e BE-së, gjermanin Wolfgang Ischinger, ishin pjesë e trojkës ndërmjetëse në negociatat për statusin e Kosovës, që u thirrën pasi që Serbia nuk e pranoi planin e parë të Maarti Ahtisaarit.