Rusia dënon të rinjtë e saj me mos shkollim në SHBA

Rusia ka anuluar pjesëmarrjen e saj në një program që dërgon nxënës të shollave të mesme nga ish-republikat sovjetike për të studiuar në Shtetet e Bashkuara.

Bota

30/09/2014 21:05

Ky hap vjen pas sanksioneve të Perëndimit kundër Moskës, për shkak të rolit të saj në krizën në Ukrainë.

Ambasadori i SHBA-ve në Rusi, John Tefft ka thënë se Moska ka informuar Washingtonin se nuk do të marrë pjesë në Programin e Shkëmbimit të Liderëve të Ardhshëm më 2015.

“Na vjen keq për këtë vendim të Qeverisë ruse, që i jep fund programit, i cili për 21 vjet ka ndërtuar lidhje të thella dhe të fuqishme midis njerëzve nga Rusia dhe SHBA-të”, ka thënë Tefft.

REL transmeton se sipas këtij programi, mbi 8,000 nxënës të shkollave të mesme ruse kanë jetuar në familje amerikane dhe kanë studiuar në SHBA.