Rusia bën presione për shtrirjen e ndikimit në Ballkan, thotë Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një intervistë dhënë gazetës "Velt am Zontag", ka akuzuar Moskën se po përpiqet që vendet e Ballkanit perëndimor t’i bëjë të varura ekonomikisht dhe politikisht nga Rusia, në mënyrë që kësisoj të rrisë ndikimin e vet në këtë rajon. 

Bota

07/12/2014 11:48

Ajo në këtë intervistë ka akuzuar Rusinë se po përzihet në punët e brendshme të vendeve të caktuara të cilat dëshirojnë të kenë marrëdhënie më të afërta me BE-në.

“Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina janë tre fqinj tonë të cilët kanë nxjerr vendime sovrane për të nënshkruar marrëveshje përfarimi me BE-në”, ka thënë Merkel, transmeton agjencia e lajmeve Reuters. Mirëpo, ka shtuar ajo Rusia po u shkakton vështirësi të mëdha këtyre tri vendeve.

E pyetur edhe për kritikat e ish-kancelarit konservator, Helmut Kohl, si dhe atyre nga radhit e socialdemokratëve, Helmut Schmidt dhe Gerhard Schröder, që janë për një politikë më fleksibile të Gjermanisë karshi Moskës, Merkel u përgjigj:

“Jam e bindur që përgjigja e përbashkët evropiane ndaj sjelljes së Rusisë është e mirë. Fakti se Rusia ka shkelur memorandumin e Budapestit nga viti 1994 për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, nuk bën të mbetet pa pasoja”.