Rusia arreston 25 ukrainas

NTV, televizion rus i kontrolluar nga shteti, thotë se autoritetet ruse kanë arrestuar 25 ukrainas nën dyshimet se kanë planifikuar sabotazh. Nuk janë dhënë më shumë detaje.

Bota

03/04/2014 19:43

NTV ka thënë se të arrestuarit nga shërbimet ruse të sigurisë përfshijnë tre aktivistë të Sektorit të Djathtë – një grup nacionalist i Ukrainës, i cili ka luajtur rol në përmbysjen e presidentit Viktor Yanukovych në muajin shkurt, raporton Radio Evropa e Lirë.

Raporti televiziv nuk ka dhënë detaje se ku janë arrestuar të dyshuarit dhe as emrat e tyre.

Sipas burimit të njëjtë, të dyshuarit kanë pasur udhëzime që të fotografojnë lëvizjet e ushtrisë ruse në kufi me Ukrainën.