Rusia akuzon SHBA-të për shpifje

Rusia i është përgjigjur Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në akuzën se Rusia është fajtore rrëzimin e aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë në pjesën lindore të Ukrainës. Në reagimin nga Moska thuhet se SHBA, po bëjnë fushat shpifëse.

Bota

26/07/2014 16:50

Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po bëjnë fushatë të pavërtetë  kundër Rusisë, lidhur me krizën në Ukrainë.

Ministria e Jashtme e Rusisë cila udhëhiqet nga Sergei Lavrov, përmes një kumtese të sotme ka thënë se  administrata e Shteteve të Bashkuara është “gjithnjë e më tepër po udhëhiqet nga gënjeshtrat flagrante” në politikën e saj të jashtme.

Me këtë kumtesë, pala ruse ka reaguar ndaj akuzave të Washingtonit se Moska ishte për “tu fajësuar” për rrëzimin e aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë në pjesën lindore të Ukrianës, nga separatistët e dyshuar të mbështetur nga Rusia.

Ministria e jashtme e Rusisë tha se Washingtoni ka dështuar të paraqes ndonjë provë për t’i arsyetuar pretendimet e veta.

Po ashtu, në këtë deklaratë të ministrisë ruse, thuhet se SHBA-të janë duke vazhduar “ta shtyjë Kievin në represion të popullatës së pakënaqur rusishtfolëse në Ukrainë”, administrata e Shteteve të Bashkuara e ka “një lloj të përgjegjësisë për konfliktin e brendshëm në Ukrainë dhe konsekuencat e saja të rënda”. (REL)