Rusi – Turqi, vendim i pabesueshëm në futboll

Ministri i Sportit i Rusisë, Vitali Mutko ka vendosur klubet në kampionatin rus të mos blejnë asnjë futbollist turk.

Sport

01/12/2015 15:36

Tensionet politike mes Turqisë dhe Rusisë të shfaqura ditët e fundit janë pasqyruar edhe në botën sportive. Rusia ka vendosur të ndëshkojë Turqinë për rrëzimin e avionit, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë sportiv.

Kështu, ministri i Sportit i Rusisë, Vitali Mutko, vendosi që klubet në kampionatin rus të mos blejnë asnjë futbollist turk në merkaton e janarit.

“Klubet ruse nuk do të mund të blejnë lojtarë turq në janar. Do të mund të vazhdojnë të luajnë këtu ata futbollistë që e kanë tashmë një kontratë, por në të ardhmen ata nuk do të qëndrojnë më”, ishte deklarata e Mutkos për agjencinë R-Sport, përcjell “Gazeta Express”.

Rusët po e bojkotojnë në çdo mënyrë Turqinë, madje arriti deri tek e drejta njerëzve për të lëvizur, duke rikthyer sistemin e vizave për shtetin turk.