Rusi: SHBA-të fajësohen për vrasjen e gjeneralit rus në Siri

Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov, thotë se Shtetet e Bashkuara janë për tu fajësuar për vrasjen e gjeneralit rus, në pjesën lindore të Sirisë, gjatë fundjavës.

Bota

25/09/2017 18:24

Këto komente të sotme të zyrtarit të lartë rus janë më direktet prej se forcat e mbështetura ruse në Siri janë afruar në mënyrë të rrezikshme me forcat e stërvitura nga Shtetet e Bashkuara, në pjesën lindore të Sirisë.

“Vrasja e komandantit rus është çmimi i përgjakshëm për politikën dyfytyrëshe amerikane në Siri”, tha Ryabkov, kanë raportuar RIA-Novosti dhe agjencitë e tjera të lajmeve.

Moska dhe Uashingtoni mbështesin forca të ndryshme ushtarake në Siri, ndërsa të dy grupet kanë shënuar avancime kundër militantëve të Shtetit Islamik, në pjesën lindore të Sirisë, afër kufirit me Irakun.