Rusi: Së paku tre të vdekur nga shembja e ndërtesës

Autoritetet ruse njoftuan se së paku tre persona kanë vdekur, dhe tre të tjerë janë lënduar gjatë shembjes së pjesshme të një ndërtese në perëndim të qytetit Izhevsk.

Bota

10/11/2017 09:00

Sipas zyrtarëve rajonalë, një pjesë e ndërtesës është shembur pas një shpërthimi që mund të jetë shkaktuar nga rrjedhja e gazit.

Mediat ruse kanë raportuar se njerëzit janë të ngujuar në rrënojat e ndërtesës, shkruan rel.

Guvernatori rajonal, Aleksander Brechalov, ka vizituar vendin ku ka ndodhur incidenti.

Izhvesk është kryeqyteti i rajonit të Udmurtias.