Rusi: Për një kohë të shkurtër u arrestua shefi i fondacionit antikorrupsion

Roman Rubanov, drejtor i Fondacionit antikorrupsion të politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, sot është arrestuar për një kohë të shkurtër dhe është urdhëruar që pas tri ditësh të paraqitet në agjencinë e zbatimit të ligjit për tu marrë në pyetje.

Bota

10/10/2017 13:22

Rubanov ka shkruar në rrjetin Twitter se ishte arrestuar nga oficerët afër ndërtesës ku banon në Moskë.

Ai tha se oficerët i kishin thënë se është arrestuar lidhur me hetimin për refuzimin e Fondacionit antikorrupsion që t’i tërheq postimet, që ishin urdhëruar për shkak të një ankese për shpifje nga ana e pasanikut, Alisher Usmanov, që është i ndërlidhur me presidencën e Rusisë.

Në muajin maj të këtij viti, një gjykatë në Moskë ka urdhëruar fondacionin e Navalnyt që t’i largoj publikimet, ku ishte përmendur Usmanov dhe të kërkoj falje.

Rubanov i tha faqes në Internet, Meduza, se arrestimi i tij ishte përpjekje për ta frikësuar atë dhe Navalnyn.