Rusi: Moska po e përcjell nga afër situatën në Ukrainën lindore

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska po e përcjell nga afër situatën në rajonin e Ukrainës lindore, rajonin Luhansk, të kontrolluar nga forcat separatiste të mbështetura nga Rusia.

Bota

22/11/2017 16:01

Duke folur para gazetarëve në Moskë, Peskov tha se “ka mirëkuptim” në Kremlin rreth asaj se kush mund të jetë prapa tensioneve në atë që separatistët e quajnë “Republike e popullit të Luhanskut”.

Më 21 nëntor, burra të maskuar dhe të armatosur zbarkuan në qendër të Luhanskut.

Duke cituar burime të panjohura, media në Rusi raportuan se lideri separatist, Igor Plotnitsky, kishte ikur për në Rusi, në mes të tensioneve në rajon.

Moska kontrollon pjesë të Ukrainës, në kufi me rajonin e Luhanskut.