Rusi: 16.7 miliardë dollarë investime në ushtri

Rusia do të shpenzoj 16.7 miliardë dollarë në sektorin e prodhimit ushtarak në periudhën 2016 – 2020.

Bota

30/05/2016 18:18

Sipas agjencisë së lajmeve, TASS, zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin, e ka bërë të ditur këtë lajm më 30 maj gjatë një takimi ku ka marrë pjesë edhe kryeministri rus, Dmitry Medvedev.

Medvedev i ka thënë zëvendësit të tij se Rusia momentalisht është eksportuesi i dytë më i madh në botë i armëve, dhe se shteti duhet ta ruaj këtë pozitë.

Ushtria ruse, për vite të tëra pas rënies së Bashkimit Sovjetik është neglizhuar, mirëpo gjatë viteve të fundit, ushtria është rregulluar dukshëm.