Rushiti kthehet në Kosovë me çmim

Feride Rushiti është kthyer nga Amerika me një çmim shumë të rëndësishëm, atë si gruaja e guximshme që iu dha nga Departamenti i Shtetit

Lajme

04/04/2018 12:18

Rushti, që është drejtoreshë e Qendrës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës në Kosovë, tha që këtë çmim përveç grave të dhunuara, ua dedikon të gjitha grave të Kosovës dhe se ishte nder për të që u vlerësua një punë e madhe e shtetit tonë për ta përmirësuar jetën e viktimave të dhunës seksuale. njofton Klan Kosova.

Ajo po ashtu shtoi se është një shenjë e mirë që ka filluar nga ky vit edhe kompensimi financiar ndaj këtyre viktimave dhe se është e lumtur që Kosova po shkon drejt luftimit të pabarazisë.