Rusët vjedhin stolitë e viktimave të MH17 (Video)

Një fotografi e përhapur shumë nëpër rrjetet sociale ngrit dyshimin se një separatist pro-rusë vjedhë një unazë ari të një prej viktimave të avionit të rrëzuar MH17. 

Lajme

22/07/2014 14:49

Foto, e cila nuk e vërteton nëse vërtetë ushtari po vidhte unazën e arit, dhe e cila është shpërndarë me mijëra herë në Twitter, ka nxitur reagime të ashpra te njerëzit gjithandej botës.   

Shumë njerëz e quajtën atë një kat të tmerrshëm. Por kishte edhe të tjerë që thanë se ushtari rebel ka mundur të jetë duke shikuar nëse aty ka ndonjë mbishkrim, në tentim për të identifikuar viktimat. 

Imazhi duket të jetë bërë derisa rebelët po përpiqeshin të gjenin “Kutinë e Zezë” të avionit të aksidentuar. (lajmi.net)