Rusët prezantojnë superavionin luftarak “MIG 35” (Video)

Avionët luftarak rus “MIG 35” për herë të parë u prezantuan publikisht në Salon “Maks-2017” në Zhukovsky, në afërsi të Moskës.

Bota

19/07/2017 14:36

Zëdhënësi i Mbrojtjes ruse, Yuri Borisov u tha gazetarëve se të gjitha testet janë kryer gjatë këtij viti, ndërsa “MIG 35” do të jetë gati në vitin 2018, transmeton lajmi.net.

Komandanti i forcave ruse, Viktor Bondarev, është shprehur i kënaqur me superavionin luftarak dhe ka thënë se “e ardhmja i takon këtij avioni”, duke vënë në dukje se avioni do të përdoren gjerësisht për trajnimin e një brezi të ri të pilotëve.

Rusia është duke bërë investime të shumta në ushtri dhe armatim, duke bërë kështu të reagojnë shumë vende të botës pasi ajo synon të bëjë luftë.

Megjithatë, blerës të këtij avioni luftarak do të jenë edhe shtete të ndryshme, ndonëse drejtori i MIG ka vë në dukje se ka interesim të madh dhe se avioni do të jetën në tregun e Indisë, Azisë Juglindore, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Amerikë Latine. /Lajmi.net/

YouTube player