Rusët e krahasojnë Krimenë me Kosovën

Edhe një krahasim tjetër i rusëve me Kosovë. Zyrtari i Dumës, Aleksej Puskov, thotë se populli i Krimes në Ukrainë duhet të ketë të drejtë të vetëvendosë ashtu sikurse populli i Kosovës. Sipas tij, Kievi nuk është në gjendje ta kontrollojë situatën në Ukrainë.

Bota

03/03/2014 21:05

Rusët duket se kanë gjetur edhe një rast për të tentuar që ta paraqesin si precedent me Kosovën.

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Dumen Ruse, Aleksej Puskov, ka ngritur paralele në mes të Gadishullit të Krimes në Ukrainë dhe Kosovës.

Rusët duket se kanë gjetur edhe një rast për të tentuar që ta paraqesin precedent me Kosovën.

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Dumen Ruse, Aleksej Puskov, ka ngritur paralele në mes të Gadishullit të Krimes në Ukrainë dhe Kosovës.

Ai në një intervistë për agjencinë ruse Interfaks, ka kërkuar nga perëndimorët të japin sqarime se përse kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe në anën tjetër, nuk lejojnë që populli i Krimes të shprehët lirshëm për të ardhmen e tyre.

Puskov gjithashtu ka thënë se perëndimi po e mbështet Kievin zyrtar i cili, sipas tij, nuk është në gjendje të kontrollojë situatën në Ukrainë, pa përdorim të forcës.

“Perëndimi do të duhej të mendojë se çfarë Ukraine dëshirojnë. A e duan një qeverisje të Kievit e cila nuk është në gjendje të kontrollojë situatën në Ukrainë”?

“Perëndimi gjithashtu duhet të përgjigjet në pyetjen se përse e kanë njohur të drejtën e popullit të Kosovës për vetëqeverisje, ndërsa popullit të Krimes ja mohojnë të drejtën për të shprehur vullnetin e tyre”.

Ai ka vlerësuar se Ukraina e ka të pa mundur që të mbajë vetveten pasi që BE nuk do të investojë më në këtë vend. Sipas këtij zyrtari rus, investimet e vetme serioze në këtë vend vijnë nga gazi që i jepet me çmim të lirë nga Rusia.

Puskov ka akuzuar perëndimin se po mundohet ta izolojë Rusinë duke përkrahur këto rryma pro-europiane.