Rumunët vazhdojnë protestat kundër qeverisë

Në Bukuresht, gjatë fundjavës, janë rikthyer protestat kundër qeverisë.

Bota

27/02/2017 08:51

Rreth 3,000 njerëz janë mbledhur të dielën në mbrëmje para ndërtesës së parlamentit, duke akuzuar qeverinë për përpjekje për të dobësuar ligjet kundër korrupsionit zyrtar dhe duke kërkuar dorëheqjen e saj.

Demonstruesit kanë formuar një flamur të madh të Bashkimit Evropian me fletë letre dhe rroba.

Ata kanë thënë se protesta e tyre sinjalizon mbështetjen për BE-në dhe vlerat e saj.

Rumunët kanë nisur protestat natën qysh në fillim të shkurtit, pasi kryeministri Sorin Grindeanu ka nënshkruar një dekret që do t’i lehtësonte dënimet për zyrtarët e korruptuar.

Dekreti më pas është shfuqizuar, por protestat vazhdojnë.