Rummenigge “sulmon” Përfaqësuesen e Kosovës

Karl-Hainz Rummenigge ka kritikuar kalendarin e dueleve me skuadra të caktuara përfshirë Kosovën.

Sport

17/11/2016 11:54

Karl-Hainz Rummenigge ka lëshuar kritika të reja për kalendarin e ndeshjeve ndërkombëtare dhe mënyrën e organizimit të kualifikueseve të Botërorit dhe Evropianit.

“Sot kemi 40 për qind më shumë ndeshje ndërkombëtare se në të shkuarën. Me çfarë kujtoj unë, më përpara kishim një fazë të dytë grupesh në Ligën e Kampioneve. E prishëm këtë formulë në mënyrë që të ulnim ngarkesën e futbollistëve. Por çfarë ndodhi? Këto katër javë u akorduan për ndeshje të kombëtareve”, ka deklaruar ai për Bild.

Fitorja e Gjermanisë 8-0 ndaj San Marinos të premten e shkuar, ishte një shëtitje për kampionët e botës dhe ai vuri në diskutim nëse përplasja direket e skuadrave më të forta me ato gati në nivel amator i bën mirë futbollit.

Rumenige është i të njëjtit mendim dhe krahas San Marinos, ai përfshin edhe kombëtaret e Kosovës dhe Gjibraltarit në këtë kategori, duke i marrë si shembull:

“Tani ne luajmë kundër San Marinos, Gjibraltarit dhe Kosovës. Pyes veten: Përse nuk ka një fazë kualifikuese mes këtyre kombëtareve më të vogla?”

Ish-lojtari i kombëtares gjermane kritikon edhe faktin se zëri i këtyre kombëtareve të vogla në FIFA dhe UEFA është njëlloj i fortë si ai i Gjermanisë dhe kombëtareve të tjera të mëdha, duke nënkuptuar votën e barabartë.

“Bëhet fjalë gjithnjë e më pak për sportin dhe gjithnjë e më shumë për politikën dhe financat”, përfundoi 60-vjeçari.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.