Rummenigge: Shpresoj që Ronaldo të luajë ndaj Bayernit

Karl-Heinz Rummenigge uron që Cristiano Ronaldo të jetë në fushë, për duelin gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve ndërmjet Realit dhe Bayernit. Numri një i gjigantit bavarez pret një duel spektakolar.

Sport

20/04/2014 13:51

Shefi ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge shpreson që Cristiano Ronaldo të jetë i gatshëm të luajë kundër gjigantit bavarez në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në mesjavë.

29 vjeçari e pësoi një tërheqje muskulore në ndeshjen e parë çerekfinale të këtij kompeticioni ndaj Borussia Dortmundit dhe nuk luajti nga ajo periudhë, duke munguar në tri ndeshjet e fundit.

Sidoqoftë, Rummenigge shpreson që ish futbollisti i Manchester Unitedit, t’i shtrëngojë dhëmbët dhe të jetë gati për duelin e së mërkurës.

“Unë gjithmonë dua që lojtarët më të mirë të jenë në fushë, sepse gjysmëfinalja është një spektakël i madh, i shfaqur në tërë botën”, deklaroi ai për TZ.

“Ndeshja tjetër (Atletico Madrid-Chelsea) është po ashtu e mirë, por Reali do të luajë me Bayernin, kështu që kjo është një lojë të cilën e tërë bota do ta shikojë”.

“Unë gjithmonë uroj që lojtarët më të mirë të jenë në fushë, por nëse Ronaldo do të jetë i gatshëm, këtë nuk mund të them tashti”, përfundoi Rummenigge.