Rummenigge: Shaqiri e donte vetëm Interin

Zyrtari i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka bërë të ditur pse Xherdan Shaqiri vendosi t’i bashkohet Interit.

Sport

09/01/2015 16:58

Zyrtari i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka komentuar transferimin e Xherdan Shaqirit në Inter, klub në të cilin edhe ai kaloi një pjesë të karrierës si futbollist.

“Pse e kemi refuzuar ofertën e Liverpoolit? Nuk më duhet t’i jap shpjegime askujt”, deklaroi gjermani për faqen zyrtare të Interit.

“Por, nëse dëshironi ta dini është shumë e thjeshtë: djaloshi e donte vetëm Interin, njësoj sikurse edhe ne. Kjo është e tëra. Edhe unë në kohën time si futbollist refuzova interesimin nga gjysma e botës për Interin. Inter është Inter”, u shpreh ai.