Rummenigge: Ky futbollist i Bayern Munich kërkohet nga 10 klube (FOTO)

Renato Sanches i kërkuar nga plot dhjetë klube evropiane.

Sport

28/07/2017 15:23

Zyrtari i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka konfirmuar interesimin nga Chelsea për transferimin e Renato Sanches.

Por, ai ka thënë se janë 10 klube në garë për transferimin e tij.

“Janë së paku 10 klube të interesuara për Sanchesin”, deklaroi Rummenigge për “Gazzetta dello Sport”.

“Conte ka kërkuar informacione për të pas ndeshjes të martën. Djaloshi dëshiron të luajë rregullisht por Ancelotti ishte i kënaqur me paraqitjen e tij kundër Chelseas”, u shpreh ai. /Lajmi.net/