Rummenigge: Ky është fajtori i eliminimit të Bayernit

Zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl Heinz Rummenigge ka fajësuar gjyqtarin Cuneyt Cakir për eliminimin nga Atletico Madrid në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

04/05/2016 09:14

Karl Heinz Rummenigge ka fajësuar gjyqtarin Cuneyt Cakir për eliminimin nga Atletico Madrid në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Zyrtari i lartë i Bayern Munichut ka thënë se Cakir nuk ishte në nivelin e detyrës në fitoren 2:1 në Allianz Arena, por që nuk iu mjaftoi për kualifikim në finale.

“Ndihemi të tradhtuar nga paraqitja e gjyqtarit”, deklaroi Rummenigge për “Premium Sport”, përcjell “Lajmi.net”.

“Një gol nga pozita jashtë loje dhe një penallti e sinjalizuar për kontakt jashtë zonës”, theksoi ai.