Rummenigge: Kurrë nuk do ta transferojmë Messin

Karl-Heinz Rummenigge ka hedhur poshtë një transferim të Messit te skuadra e Bayern Munichut, duke shtuar se argjentinasi kurrë nuk do të largohet nga Camp Nou.

Sport

26/01/2015 14:10

Rummenigge është i bindur se Messi do të qëndrojë edhe për shumë vite tjera te skuadra e Barcelonës, me të cilën ka një marrëdhënie shumë vjeçare.

“Lidhja Messi-Barcelona është sikur një martesë për tërë jetën. Ata nuk do të ndahen nga njëri tjetri ashtu sikurse Lahm me Bayernin”, tha Rummenigge.

“Unë i njoh shumë mirë drejtuesit e Barcelonës dhe e di se ata nuk do ta shesin kurrë Messin. Ai do të qëndrojë te Barcelona”, përfundoi Rummenigge.