Rumania paralajmëron ndryshim të qëndrimit ndaj Kosovës, nëse arrihet marrëveshja me Serbinë

Një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po e kërkojnë kryediplomatë, e institucione të Bashkimit Evropian.

Lajme

31/08/2018 18:28

Por një zotim e ka dhënë edhe Rumania, shtet ky që është në mesin e pesë vendeve të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, transmeton lajmi.net.

Ministri i jashtëm rumun, Teodor Viorel Melescanu ka thënë se marrëveshja finale mes Prishtinës dhe Beogradit, do të hapte rrugë për një vendim final të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Kjo do të na jap një ndihmë. Shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, do të vinin në një vendim përfundimtar”, tha ai.

Këto deklarime kryediplomati rumun i ka bërë në një samit në Vjenë.

Për temën e shkëmbimit të territoreve në Kosovë sot kanë folur edhe ministrant e jashtëm të vendeve kryesore të BE-së.

Ministri gjerman, Heiko Mass ka thënë se çdo shkëmbim i territoreve, do të mund të hapte plagë të vjetra.

Njëjtë ka vlerësuar edhe ministri i jashtëm në Austri, Karin Kneissl. Ai ka thënë se ndryshimet kufitare gjithmonë hapin probleme të reja.

Për ka dalur edhe ish-përfaqësuesi i OKB-së në Kosovë, Bernar Kouchner. Ai ka thënë se shkëmbimi i territoreve është ide e mirë, nëse pajtohen dy palët. /Lajmi.net/