Rumania luajti kundër Kazakistanit, por kur shkoi në hotel …

Ekipi i Rumanisë është plaçkitur në dhomat e hotelit para duelit me Kazakistanit në eliminatoret e “Kampionatit botëror 2018”.

Sport

12/10/2016 14:10

Futbollistët e Rumanisë janë ankuar se para dhe gjësende personale u janë vjedhur nga dhomat e hotelit para duelit me Kazakistanit në eliminatoret e “Kampionatit botëror 2018”, të mërkurën.

“Ne nuk kemi gjetur se kush i vodhi paratë dhe gjithë ato gjësende”, deklaroi Andrei Vochin, këshilltar personal i presidentit të Federatës së Futbollit të Rumanisë, Razvan Burleanu, për “DolceSport TV”, pas barazimit pa gola në Grupin E në Astana, përcjell “Lajmi.net”.

Së paku 12 futbollistë janë ankuar se u kanë munguar para ndërsa masazhisti i ekipit ka theksuar se i është marrë një pajisje.

Rumania është e treta në grup me pesë pikë nga tri ndeshje, dy më pak se lideri Mali i Zi.

Kazakistani është i pesti, me dy pikë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.