Rumania ka një lajm të keq për Shqipërinë

Rumania ka kërcënuar Shqipërinë para duelit të tyre të fundit në Grupin A.

Sport

16/06/2016 15:30

Rumunët duken të vendosur para ndeshjes me Shqipërinë, e cila do të zhvillohet të dielën mbrëma, duke filluar nga ora 21:00.

Ata duan fitore ndaj Kuqezinjve, në mënyrë që ta sigurojnë kualifikimin në të tetën e finales nga Grupi A, shkruan Zëri.info.

“Me barazimin ndaj Zvicrës i mbajtëm gjallë mundësitë për kualifikim. E kemi një shans të mirë. Tash, ajo çka ka rëndësi është ta mundim Shqipërinë. Jemi të motivuar dhe shpresojmë që tifozët të na mbështesin në ndeshjen e fundit, në mënyrë që së bashku të kualifikohemi. Jam i bindur se do t’ia dalim”, deklaroi futbollisti rumun, Steliano Filip.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.