Ruletë ruse…me vezë

Kampionati i hedhjes së vezëve është çelur në Britani të dielën, por pjesa më interesante e tij duket ajo e ruletës ruse, sigurisht jo varianti origjinal. Garuesit thyejnë një gjysmë duzine vezësh në kokën e tyre, me shpresën që të mos u qëllojë ndonjëra e pabërë.

Fun

27/06/2017 00:44

“Gjithë kënaqësia e ruletës ruse me vezë është kur dikush zgjedh atë të gabuarën. Të gjithë ulen aty plot besim. Po ishte hata fare, kur u ulën gjermanët në fillim. Ishin shumë të bindur te vetja, por që te veza e parë nuk patën fat. U qëlloi e pazierë dhe iu ça në kokë”, tha Andy Dunlop, organizator.

Gara tjetër është të presësh vezët që të hidhen, pa i lënë të thyhen. Ekipet janë me dy persona; njëri lëshon e tjetri kap.

Shfaqja ka tërhequr konkurrentë nga e gjithë bota, përfshirë edhe Australinë, por fitoren në fund e rrëmbeu kanadezja Julie Moens dhe kolegu i saj Tyler Hislop.

Ndërsa distancën më të madhe të lëshimit të vezëve dhe kapjes pa u thyer e shënoi ekipi i përbërë nga Ben Sudell dhe Joe Beveridge, me plot 50 metra. /Lajmi.net/