Rukiqi priti deputetin e Bundestagut të Gjermanisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka pritur sot në takim deputetin e Bundestagut Gjerman, Volkmar Klein.

Lajme

31/07/2018 16:43

Gjatë takimit shumë konstruktiv u shpalosen objektivat e OEK për mandatin katërvjeçar me fokus në rritjen dhe promovimin e eksporteve si dhe harmonizimin e nevojave të tregut të punës me sistemin edukativo – arsimor, fusha në të cilat nuk mungon përkrahja e Gjermanisë si partnere strategjike.

Kryetari Rukiqi e falenderoi Deputetin Volkmar Klein me bashkëpunëtor për marrëdhëniet e mira mes dyja vendeve, dhe e theksoi rëndësinë e shtrirjes së bashkëpunimit përmes iniciativave dhe projekteve të përbashkëta të cilat janë të rëndësishme të gjejnë përkrahjen nga institucionet relevante Gjermane.

OEK është gjithmonë e gatshme ti ndihmoj bizneset vendore në krijimin e partneriteteve ndërkombëtare në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë në të mirë të ekonomisë së vendit./Lajmi.net/