Rukiqi: Opsioni më real për liberalizimin e vizave është fillimi i vitit 2020

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se opsioni më real për liberalizim efektiv të vizave është fillimi i vitit 2020.

Lajme

04/10/2018 11:26

Rukiqi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se gjasat për vendim pozitiv për vizat gjatë këtij viti nga Këshilli i Ministrave, janë 50/50, shkruan lajmi.net

Ai kështu ka thënë për shkak se janë dy shtete me fuqi të jashtëzakonshme në BE, të cilat për një arsye apo një arsye tjetër, janë duke kundërshtuar liberalizimin e vizave për Kosovën: Franca dhe Holanda. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i Rukiqit pa ndërhyrje:

Janë dy shtete me fuqi të jashtëzakonshme në BE, të cilat për një arsye apo një arsye tjetër, janë duke kundërshtuar liberalizimin e vizave për Kosovën: Franca dhe Holanda. Gjasat për vendim pozitiv për vizat, brenda këtij viti, janë 50/50.

Në Këshill, çështjet e ngjashme nuk kanë shkuar në asnjë rast për votim, nëse nuk ka një konsensus, sidomos me vendet që kane fuqi, jo vetëm të votës.

Opsioni më real për liberalizim efektiv, është fillimi i vitit 2020.