Rugova nuk dorëzohet: E ndjej veten kryetar të komunës

Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Haki Rugova ka falënderuar këto momente të gjithë simpatizuesit për angazhimin e tyre gjatë zgjedhjeve lokale.

Lajme

17/12/2017 21:32

“Ju falënderoj të gjithëve për angazhimin jo vetëm në këtë fazë, por të gjitha fazat”.

“Ne kemi dalë fitues në të tri këto faza. Kështu thonë rezultatet që i kemi e që na qesin neve në përparësi”, ka thënë ai në një konferencë për media, njofton Klan Kosova.

“Unë e ndjej veten kryetar komune”, është shprehur Rugova.