Rugova: Mundësia e shkëmbimit të territorit me Serbinë vetëm pas anëtarësimit në OKB

Gazetari dhe analisti Arben Rugova thotë se nuk është momenti të hapet tema e shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

Lajme

10/02/2018 17:22

Sipas tij, mundësia e shkëmbimit të territoreve mund të vije në shprehje vetëm pas njohjes së Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Postimi i plotë:

Rruga pa krye!

Une jam per te shqyrtuar mundesine e shkembimit te territoreve midis Kosoves dhe Serbise, por pas njohjes reciproke (me kufijte aktuale) dhe antaresimit te Kosoves (me keta kufij) ne Kombet e Bashkuara.

Deri atehere, çdo hap te bere ne kete drejtim, e shoh si perpjekje te disa lidereve sharlatane, medioker dhe te korruptuar per t’ia hedhur gracken jo vetem njeri-tjetrit, por nese eshte nevoja per ta ruajtur pushtetin, edhe popullit qe e ka zgjedhur ne poziten qe mbane.

Serbia, e cila i ka fry kesaj loje vazhdimisht, por duke e emertuar si “ndarje te Kosoves”, ka per qellim t’i fus shqiptaret ne kete valle, ne rruge pa krye, me shprese se do te realizohet parashikimi i saj qe Kosova eshte “shtet i deshtuar”.

Edhe diçka, mbeshtetjen ushtarake dhe diplomatike qe kemi pasur ne vitin 1999 dhe me 2008, sot nuk e kemi, kryesisht per fajin e lidereve qe e kane qeverisur Kosoven keto 18 vjet.

Nuk eshte momenti per te hapur tema te ketilla, ngase keshtu vazhdojme te vendumerojme, te mbahemi te izoluar, te shtojme lakmine e neo-otomanve dhe te fajsojme Bashkimin Evropian (me te drejte, sikur t’i kishim perfunduar detyrat e shtepise).