Rugova: LDK vetëm djathtash, kah Brukseli dhe Uashingtoni

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Naser Rugova e ka postuar në llogarinë e tij një fotografi me 8 deputetë tjerë të LDK-së.

Lajme

20/07/2017 20:23

“LDK vetëm djathtash, kah Brukseli dhe Uashingtoni, të vendosur – vazhdojmë”, ka shkruar Rugova në këtë postim, përcjellë lajmi.net.

Nuk dihet saktësisht çfarë ka dashur të thotë me këtë mesazh Rugova, meqë ai ka qenë i përfolur shumë bashkë me Teuta Rugovën si dy deputetët e LDK-së që do të votojnë për Qeverinë Haradinaj.

Në këtë fotografi janë Dorutinë Maloku, Vjosa Osmani, Ismet Beqiri, Besa Gaxherri, Valentina Bunjaku, Armend Zemaj dhe Haxhi Avdyi. /Lajmi.net/