Rugova e Dreshaj nesër nisin fushatën zgjedhore për Istogun

Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Haki Rugova dhe kandidati i AAK-së Gani Dreshaj do të fillojnë nesër fushatën zgjedhore. KQZ ka caktuar fushatë pesë ditore, pra deri të premtën. Ndërsa do të votohet të dielën më 17 dhjetor.

Lajme

10/12/2017 15:12

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së në Istog, gjatë balotazhit të 19 dhjetorit, kryetar ishte rizgjedhur Haki Rugova i LDK-së, por me numërimin e votave me kusht dhe të atyre me postë rezultati u përmbys në favor të kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj.

LDK-ja ishte ankuar për këtë rezultat, duke pretenduar se votat me postë janë manipuluar nga kandidati Dreshaj. Për këtë arsye u morr vendimi që ky qytet të shkojë në rivotim më 19 dhjetor.

Të dy kanidatët kanë bërë thirrje që vota të ruhet.