Rugova dhe Peja edhe me një super-atraksion turistik |FOTO|

Malet e larta që të lënë pa frymë, rrjedha e lumbardhit, ajri i pastër, ngado që i hedhë sytë e gjelbra të 'verbon' e sigurisht që ky ambient i tillë ka potencialin dhe është vendi ideal për atraksione turistike të cilat ofrojnë mundësi për sportet ekstreme. Dhe duke e pasur vendin si dhe nevojën për një ambient të tillë disa të rinjë nga Peja i kanë vendosur qëllim vetes që ta vendosin Pejën dhe Rugovën në hartën e atyre që kërkojnë terrene për sporte dhe aktivititete që e rrisin adrenalinën. /lajmi.net

Lajme

15/07/2015 15:20

Malet e larta që të lënë pa frymë, rrjedha e lumbardhit, ajri i pastër, ngado që i hedhë sytë e gjelbra të ‘verbon’ e sigurisht që ky ambient i tillë ka potencialin dhe është vendi ideal për atraksione turistike të cilat ofrojnë mundësi për sportet ekstreme.
Dhe duke e pasur vendin si dhe nevojën për një ambient të tillë disa të rinjë nga Peja i kanë vendosur qëllim vetes që ta vendosin Pejën dhe Rugovën në hartën e atyre që kërkojnë terrene për sporte dhe aktivititete që e rrisin adrenalinën. /lajmi.net

zipline-1024x682

Po flasim për grupin e alpinistëve Merimangat nga Peja të cilët pas realizimit të rrugës për ngjitje në shkëmbinj në Grykën e Rugovës, dhe pas suksesit që ajo ide arriti si dhe duke e parë interesimin e Kosovarëve për atraksione të tilla, ata këtë verë vijnë me një ide të re dhe ajo është Zipline apo rrëshqitja në litar metali nga një kodër në kodrën tjetër. /lajmi.net

11159467_10206934935550110_8831466615744265426_n

Virtyti Morina i Marimangave të Pejës tregon se shtegu i ngjitjes në shkëmbinj ‘Via Ferrata’ është hapur në vitin 2013 dhe se është i vetmi shteg i tillë në rajon dhe se është i rregulluar sipas standardeve Evropiane me siguri të plotë. lajmi.net

11174921_10206985973546028_7274595148555918382_n

Rrugëtimi nëpër Via Ferrata, do t’ju dërgojë në një ambient të jashtëzakonshëm ku gjatë rrugës do të keni mundësinë të shihni shumë shpella dhe peisazhe të pa-përshkrueshme me fjalë, kurse lartësia që do të ngjiteni në fund të shtegut është mbi 700 metra dhe pamja me siguri është shpërblimi i gjithë mundit gjatë rrugës. lajmi.net

11196309_10206985972426000_6627930786102434214_n-726x400

Dhe me siguri se risia më e fundit nga Merimangat ‘zipline’ apo rrëshqitja në litarin e metalit do të jetë një atraksion shumë interesant dhe i pari i atij lloji në vendin tonë por edhe nga të parët në rajon, do të ketë ndikimin e tij që interesimi për bukuritë natyrore të maleve shqiptare të rritet edhe tek vendasit por edhe tek vizitorët e huaj. Punët për realizmin e këtij projekti kanë filluar, dhe neve nuk na mbetet tjetër vecse të presim përfundimin dhe të shkojmë për ta provuar një përvojë të tillë. lajmi.net

11209616_10206985972145993_1817032586425505300_n