Rudy largohet ngaBayern Munich, zgjedh rivalin nga Bundesliga

Edhe një largim nga skuadra e Bayern Munichut.

Sport

27/08/2018 12:08

Merkato për Spanjën, Francën dhe Germaninë ende nuk ka përfunduar.

Në Bundesligë, Bayern Munchen po bën ende lëvizje më shumë në dalje dhe tashmë Sebastian Rudy mund të quhet i larguar.

Eshtë Schalke 04 që ka fituar garën për mesfushorin 28-vjeçar për të cilin interesohej edhe Leipzig por blutë mbretërorë insistuan më shumë duke bindur bavarezët me një ofertë prej 16 milionë eurosh.

Rudy mbyll kështu vetëm pas një viti aventyrën me Bayern Munchen teksa do të firmosë për 4 sezone me Schalken.