Rudiger nuk dëshiron të bisedojë për vazhdimin e kontratës me Chelsea

Qendër mbrojtësi i Chelsea, Antonio Rudiger nuk do të bisedojë për vazhdimin e kontratës me Chelsea.

Sport

17/12/2018 23:20

Reprezentuesi gjerman ka thënë se nuk sheh nevojën për të mbajtur këto bisedime, pasi në kontratë ka edhe tri vite e gjysmë.

“Mendoj se nuk ka ndonjë nevojë. Kam ende tri vite e gjysmë të mbetura” ka thënë Rudiger në “Amex Stadium”, transmeton lajmi.net.

“Më pëlqen këtu, por nuk ka bisedime mes meje dhe klubit. Nuk është e nevojshme në këtë moment. Po mundohem ta bëj më të mirën, të përmirësohem çdo ditë, çdo ndeshje” ka thënë tutje gjermani.

Rudiger është kthyer në lojtarin kryesorë të mbrojtjes së Chelsea, pas ardhjes së Sarrit.

Ai ka startuar thuajse në çdo ndeshje, së bashku me brazilianin David Luiz, duke u kthyer në dyshen kryesore të qendrës së mbrojtjes. /Lajmi.net/