Rudi Garcia fjalë të rënda për Juventusin

Trajneri i Romës, Rudi Garcia është shprehur tejet i frustuar me gjyqtarin e takimit në ndeshjen kundër Juventusit, duke shtuar se ai nuk e dinte që zona e penaltisë te stadiumi i Juventusi është më e madhe se në stadiumet tjera.

Sport

05/10/2014 22:48

Garcia është shprehur i kënaqur me performancën e skuadrës së tij në këtë takim, duke shtuar se nuk e dinte që zona e penaltisë te stadium i Juventusit është më e madhe se në stadiumet tjera.

Rocchi ka dhënë dy penalti kontraverse për skuadrën e Juventusit, të cilat krijuan shumë tensione pas lojës.

“Është për keqardhje fakti që në këtë stadium zona e penaltisë është e madhe 17 metra”, tha Garcia për Sky Sport Italia. “Sidoqoftë, unë jam i lumtur me skuadrën time, e cila tregoi personalitet të shkëlqyer”.

“Në ndeshjen e sotme kishte shumë incidente por ishte edhe faji ynë që humbëm. Ne nuk arritëm ti shfrytëzonim mirë dy raste të mira, ndërsa pranuam tre gola nga ndërprerjet”, përfundoi trajneri i Romës.