Ruani shëndetin, ja ushqimet që duhet të evitoni në këto ditë të nxehta – Lajmi.net
Ruani shëndetin, ja ushqimet që duhet të evitoni në këto ditë të nxehta
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 22:56, 12 July 2017
Këto ditë të nxehta vere jemi në kërkim të pjatave të lehta në mënyrë që të ushqehemi pa u ndier në faj. Por, përballë aperitivëve dhe darkave jashtë me miqtë nuk është e thjeshtë…

Duhet të dini që me ngrohjen e motit, konsumi energjik i organizmit tonë zvogëlohet, sepse shpenzohet më pak energji për të ruajtur temperaturën e trupit. Por, nga ana tjetër rritet nevoja për hidratim, kështu që sa më shumë ujë dhe sa më pak yndyrna… Shmangni ushqimet tepër të përpunuara dhe pikante.

Por, cilat janë disa nga ushqimet për t’u evituar gjatë verës?

Të skuqurat

Në fakt do të ishte mirë t’i eliminonit gjatë gjithë vitit. Por, duke qenë se kalojnë në një proces tretjeje të ngadaltë, shkaktojnë ndjesi përgjumjeje dhe rëndese. Shkoni për ushqime të gatuara sa më pak.

Pijet me gaz e sheqer

Është e vërtetë që pijet e ftohta freskuese japin ndjesinë e shuarjes së etjes më shumë se uji. E gabuar. Sheqernat dhe ëmbëltuesit e shumtë artificialë veprojnë si diuretikë, duke rritur rrezikun e dehidratimit.  Më mirë pini ujë, por jo akull sepse mund t’ju shkaktojë dhimbje koke. As pije alkoolike.

Mishi i kuq

Shumë kalori dhe yndyrna, perfekte për dimrin, por të vështira për t’u tretur në verë. P.sh një “cheeseburger” përmban 750 kalori dhe 50 gram yndyrna. Më mirë preferoni pulën dhe gjelin e detit.

Karbonara dhe salca të gatshme

Makaronat nuk duhet të mungojnë në një dietë të ekuilibruar, por duhet të bëni kujdes me salcën. Braktisni salcat e gatshme dhe të ringrohura. Karbonara? Jo. Më mirë provoni pesto arrash, vaj ulliri, rukola.

Ushqime delikate

Ngrohja rrit rrezikun e kontaminimit të ushqimeve, kështu që  mos i lini për shumë gjatë jashtë frigoriferit sidomos ushqimet me pana, kremrat e përgatitura me vezë, salcat me majonezë ose karbonarën klasike.

Fjalët kyçe: Ushqimi

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Urban Basketball
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bow Master