Pyet ambasadori britanik në Kosovë: Ç’lloj kulture politike dëshironi?

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell ka komentuar rreth protestës së 17 shkurtit, protestë kjo që përfundoi e qetë dhe pa asnjë incident.

Lajme

19/02/2016 20:53

Sipas tij, tash është koha që liderët të tregojnë se edhe vetë mund t’i zgjidhin problemet e Kosovës, raporton lajmi.net.

Thotë se tash është kohë për një dialog serioz./lajmi.net

Ky është postimi i Ruairi O’Connell:

Çfarë lloj të kulturës politike dëshiron Kosova?

Qytetarët e Kosovës, treguan të mërkurën  se është e mundur të thonë qëndrimet e tyre me dinjitet, pa dhunë dhe kërcënime. Por çfarë do të mendojnë kosovarët rreth dhunës dhe retorikës që ka pasuar pas demonstratës?

Dhuna do ta dëmtojë Kosovën. Sigurisht, tash është koha që të gjithë liderët e Kosovës, nga të gjitha anët, të tregojnë se mund t’i zgjidhin vet problemet e Kosovës.

Është koha për një dialog serioz, ashtu siç presidentja ua ofroi për gjashtë muaj. Tetë vjet pas pavarësisë, është koha që Kosova të veprojë si një demokraci normale evropiane. A nuk është kjo ajo që duan qytetarët e Kosovës?