Ruairi O’Connell: Britania do të punojë me krerët e zgjedhur

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruariri O’Connell, thotë se Britania do të punojë me krerët e zgjedhur që të ndjekin interesin e përbashkët për një Kosovë prosperuese, funksionale dhe të sigurt drejt rrugës së saj në BE. 

Lajme

27/02/2016 15:02

Thotë se është e rëndësishme që tani nga të gjitha anët të punohet për adresimin e sfidave që ka Kosova, raporton lajmi.net.

Ai kërkon që dhunës t’i jepet fund dhe t’i kthehen dialogut./lajmi.net

Ky është postimi i plotë i ambasadorit britanik:

Zgjedhja e presidentit të Kosovës është një përgjegjësi solemne e Kuvendit të Kosovës, i cili përfaqëson dhe është përgjegjës ndaj popullit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës e zgjedhur Hashim Thaçin për president. Si një mik i afërt i Kosovës, Britania e Madhe do të punojë me liderët e zgjedhur nga ju për vazhduar interesin tonë të përbashkët, për një Kosovë prosperuese, funksionale dhe të sigurt drejt rrugës së saj në BE. Është e rëndësishme që të gjitha palët tani të punojnë për adresuar sfidat e Kosovës. Kjo duhet t’i vë  fund dhunës së vazhdueshme, të krijoj një respekt për konkurrentet politik në të dy palët, dhe të ketë rikthim në dialog.