‘RTK po e anashkalon Kryeministrin, po sillet si medium partiak’

Kryeministri Isa Mustafa ka adresuar akuza të rënda në drejtim të televizionit publik. Ai ka thënë se RTK po vazhdon të sillet si medium partiak, dhe po e anashkalon institucionin e kryeministrit.

Lajme

17/01/2015 21:50

Kryeministri Mustafa, duket të mos jetë i kënaqur me mbulimin e aktiviteteve të tij nga ana e televizionit publik. 
 
Ai ka adresuar akuza në drejtim të RTK-së, për anashkalim të aktiviteteve të Kryeministrit. 
 
“RTK po vazhdon të sillet si medium partiak. RTK, si televizion publik dhe redaksia e këtij mediumi duhet ta di se Kosova ka institucione dhe se ato duhet trajtuar, ashtu siç i trajton ligji dhe Kushtetuta e vendit. Nuk mund të mos shpreh keqardhje për sjellje anashkaluese të këtij mediumi ndaj institucionit të Kryeministrit të vendit”, ka shkruar Mustafa në Facebook. (lajmi.net)