RTK e vërshuar nga uji!

Sindikata e Pavarur e RTK-së që në orët e hershme të mëngjesit është alarmuar për gjendjen me të cilën po përballen punëtorët e këtij servisi publik nga vërshimet e ujërave atmosferike dhe atyre të zeza në hapësirat e RTK2 dhe RTK3.

Lajme

08/09/2014 17:48

Një ekip i SPRTK-së ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka parë nga afër situatën, ku si pasojë e kësaj gjendjeje, punëtorëve u është pamundësuar qarkullimi për në vendin e tyre të punës dhe anasjelltas, shkruan gazeta Blic.

Vlen të theksohet se kjo situatë është përsëritur disa herë pas reshjeve atmosferike dhe se në këtë mënyrë, përveç pamundësisë për punë, po rrezikohet shëndeti i punëtorëve.

Të alarmuar me situatën, SPRTK kërkon nga menaxhmenti që të marrë masa për sanimin e gjendjes dhe krijimin e kushteve elementare për punë.

SPRTK vlerëson se situatat e tilla vijnë edhe si pasojë e investimeve të paplanifikuara dhe të improvizuara nga ky menaxhment.