Rryma merr jetën e një 12 vjeçari në Rahovec

Një 12 vjeçar nga Rahoveci ka humbur jetën për shkak të kontaktit me energji elektrike. Sipas dëshmitarëve thuhet se viktima posa e kishte prekur dorezën e derës së banjës ishte goditur për vdekje.

Lajme

03/07/2014 13:29

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:25 minuta, në rrugën “Xhelal Hajda” në Rahavec, konkretisht në objektin e një furre, raporton KosovaPress.

Një njësit i KEDS ka qenë në vendin e ngjarjes dhe pritet një raport për t’i sqaruar rrethanat e ngjarjes tragjike. Hetues policorë dhe krim teknika kanë kryer procedurat hetimore dhe është informuar prokurori për veprimet e ndërmarra.   (KosovaPress)