Rryma elektrike godet një banor në ‘Bregun e Diellit’, viktima paralajmëron padi ndaj komunës

Një banor i Komunës së Prishtinës është goditur nga rryma elektrike në lagjen ‘Bregu i Diellit’.

Lajme

19/08/2018 18:24

Don Agaj, banor i kryeqytetit përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar, shkruan lajmi.net.

Ai tutje ka thënë se goditja nga rryma elektrike ka qenë shumë e fortë, duke u bërë apel qytetarëve të tjerë që të kenë kujdes.

Për këtë gjë, ai ka paralajmëruar edhe padi ndaj komunës së Prishtinës.

Ky është postimi i plotë i personit në fjalë:

“Per banoret e bregut te diellit:
Kjo skene/foto osht prej nates te kalume, kur tu e shetit qenin ne mahall, ne kete parkun tu e kapercy gardhin me osht shkarku ni sasi e madhe e elektricitetit prej shtylles te dritave (fuqia hyrese 220 V) per 10 sekonda, mandej me ka gjujt diku rreth 1 metri larg. Ju kisha lute me pase shume kujdes rreth shtyllave te dritave te instaluara ne kohet e fundit

Per Komunen dhe kompanine e kontraktuar: Shihemi ne gjykate…”/Lajmi.net/