Rrustemi thumbon bashkëpartiakët që po largohen nga Vetëvendosje

Anëtari i Vetëvendosjes, dhe përfaqësuesi i kësaj partie në KQZ ka thumbuar deputetët e kësaj partie, të cilën me anë të letrave po paraqesin dorëheqjet e tyre nga Vetëvendosje.

Lajme

05/01/2018 16:04

Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Shqipe Pantina janë dorëheqjet e fundit nga Vetëvendosje, por asnjëri prej tyre nuk kanë dhënë dorëheqje edhe nga posti i deputetit.

E Rrushemi për këtë ka ironizuar duke thënë se sikur të ishte deputet, e më qëndru, nuk ka lidhje për votuesit.

“Ditë me diell, ditë e mirë, veç sikur të isha edhe deputet-me qëndrua deputet, s’kanë rëndësi votuesit, gajle e madhe për ata. Pastaj kishin shkru portalet, për letrën nuk ish kanë problem, ma kish shkru dikush, e fundja copy, madje ma kish shkru portali. Dinjiteti, ç’është”, ka shkruar Rrustemi.